Deklaratė e Albstudent

Nė kuadėr tė nismave rinore tė ndėrmarra nga Albstudent, nė datė 16 gusht, nė ambientet e "Living Room"-it, organizohet njė festė e konceptuar nė formėn e njė proteste civile. Festa u zhvillua nėn moton kryesore “Unė dua tė votoj” dhe sherbeu si aktiviteti hapės i njė proteste globale tė Albstudent mbi kėtė temė. Kjo mbledhje tė rinjsh qė kanė pėrfunduar studimet apo qė janė duke studiuar jashtė vendit, pėrveēse afron tė rinjtė dhe ju mundėson atyre njė njohje tė drejtpėrdrejtė me njėri-tjetrin, shėrben dhe si njė ndėrgjegjėsim qytetar pėr tė influencuar sadopak vendim-marrjen politike pėr tė krijuar lehtėsira nė legjislacionin pėr krijimin e premisave tė barabarta pėr studentėt qė kthehen nga jashtė. Ndėr kėrkesat kryesore dhe imediate qė Albstudent kėrkon tė promovojė nėpėrmjet kėtij aktiviteti, janė:

  • Mundėsimi i ushtrimit tė tė drejtės kushtetuese tė votės pėr shtetasit shqiptarė jashtė! Bėjmė thirrje pikėrisht tani nė prag tė bisedimeve tė reformės zgjedhore. Duam ti kujtojmė politikanėve se mbi 1 milion shtetas shqiptarė jetojnė jashtė vendit, midis tyre dhe studentė e intelektualė qe kanė mbaruar studimet jashtė atdheut. Kėta shtetas janė praktitikisht tė privuar nga ushtrimi i tė drejtės sė votės.
  • Lehtėsimi i procedurave pėr njohjen (jo ekuivaletimin) tė diplomave tė marra nga universitete tė akredituara jashtė vendit, nė pėrputhje me germėn dhe frymėn e Kartės sė Bolonjės.
  • Njohja e diplomave pasuniversitare, Master dhe Doktoraturė, tė bėhet nga borde specialistėsh tė fushės, nė bazė tė kritereve tė mirėpėrcaktuara qė mė parė. Ky proces nuk duhet nė asnjė rast tė marrė mė shumė se 6muaj kohė.
  • Transparencė mbi programin e pėrbashkėt “Brain Gain,” mundėsuar nga bashkėpunimi ndėrmjet qeverisė shqiptare dhe UNDP-sė . Konsultim dhe bashkepunim me palėn e interesuar (pėrfaqėsuar nga Albstudent).
  • Ngritjen e njė tabele tė dhėnash (database) nga Ministria e Jashtme ku tė listohen shoqatat studentore nė botė. Kjo listė do shėrbejė pėr njė bashkėpunim mė tė mirė mes kėtyre shoqatave dhe pėrfaqėsive diplomatike jashtė vendit, duke iu mundėsuar njė ndihmė reciproke, pėr pasjen e tė dhėnave mė tė sakta pėr numrin e studentėve qė studiojnė jashtė shtetit. Ndėrkohė ju mundėson kėtyre tė fundit integrim mė tė suksesshėm nė vendet ku ata shkojnė pėr tė studiuar pėr herė tė parė.
  • Pezullimin e kėrkesės mbi vitet e eksperiencės sė punės pėr studentėt e sapodiplomuar jashtė vendit pėr pozicionet fillestare (si specialist) nė administratėn shtetėrore. Kjo kėrkesė ėshtė nė linjė me pamundėsinė objektive qė tė rinjtė (jo rezidentė), pėr arsye dokumentacioni, kanė pėr t`u integruar nė tregun formal tė punės jashtė, mbas pėrfundimit tė studimeve tė tyre.